Vangjel Tavo u betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës.
Në fjalën e tij për gazetarin Enrik Mehmeti, ai u shpreh se në Borsh do të nisë ndërtimi i dy rrugëve dytësore, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të Lungomares.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë këtë vit nis ndërtimi i 2 rrugëve që i hap rrugën Lungomares 6.8 kilometra. Një nga investimet e para dhe do të thoja shumë i madh për Borshin dhe Borshi e meriton pa dyshim.
Për Bashkinë e Himarës është taksambledhësi kryesor”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb