Taylor Swift shfaqet me një veshje elegante dhe shumë simpatike gjatë një daljeje në New York

9 months ago 19

Taylor Swift dukej shumë elegante, ndërsa ishte në New York të enjten, derisa burimet e brendshme zbuluan se ajo kishte pasur ‘biseda të thella’ me Travis Kelce për të ardhmen e tyre së bashku, vetëm katër muaj pasi u lidhën.

Ylli i popit, 34 vjeçe, po planifikon të kalojë pushimet në Kansas City dhe ka planifikuar të brohorasë për të dashurin e saj, gjithashtu 34 vjeç, gjatë ndeshjes së ‘Chiefs’ me lojën e ‘Las Vegas Raiders’ në stadiumin Arrowhead në ditën e Krishtlindjes.

Ylli ishte elegante me një fund të zi, me palosje dhe xhaketë të trashë për ta mbajtur atë ngrohtë gjatë daljes së saj të natës pranë Electric Lady Studios, shkruan DailyMail.

Ajo gjithashtu veshi geta të zeza dhe taka për të kompletuar pamjen e saj.

Një burim tha për ‘Us Weekly’ se yjet kanë vetëm disa muaj bashkë, por ata kanë pasur shumë biseda vërtet të thella për të ardhmen e tyre së bashku.

Insajderi shtoi se dyshja kanë prioritet të bëjnë sa më shumë kohë për njëri-tjetrin, mes orarit të tyre të ngjeshur. /Telegrafi/

Read Entire Article