Të dielën (17 dhjetor) do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi gjithashtu edhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në Beograd.
Shpallja e zgjedhjeve vjen pas shpërndarjes së Parlamentit serb që u zgjodh më 3 prill 2022.
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës.
Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.
Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë. /Telegrafi/