“Të dyshuarit e përhershëm”, policia e ka një ide se nga janë vrasësit e Entjan Nikulajt

10 months ago 5

Detaje të reja mësohen nga vrasja mafioze e 40-vjeçarit, Etjen Nikulaj, mbrëmjen e 2 dhjetorit në Shëngjin.

Gazetari i Vizionplus.tv, Esido Barkaj raporton se autorët e vrasjes së Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

Lexo edhe: Dy ditë ndjekje, pastaj breshëri: Shtatë plumba i morën jetën Entjan Nikulajt, çfarë zbuloi policia

Kamerat  e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.

Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat.

Etjen Nikulaj u ekzekutua në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të zonës së quajtur “Ura e trenit”. Viktima është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin./vizionplus.tv

Read Entire Article