“Te Gzona është bërë shumë ‘nice’”, GJKKO e la në burg, çfarë rezultoi nga përgjimet në telefonin e vajzës së Ilir Beqajt

2 months ago 4
Reklamë

GJKKO ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cila akuzohet për përfitim të fondeve të BE në kohën kur ishte drejtor i SASPAC.

Vetë ministri ka kërkuar që të lirohet përmes garancisë financiare. Ndër akuzat është faturat fiktive përmes restorantit Gzona, që dyshohet se Ilir Beqaj është pronar faktik i restorantit, ku si provë janë edhe komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna, siç rezulton nga bisedat e përgjuara, ku administratori G. Prenga ka kryer me shtetasin V. Prenga.

Gjatë komunikimeve ai shprehet se Ilir Beqaj “i ka të gjitha” dhe “çdo gjë e vendos Ermali”, duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai i kryente nëpërmjet Ermal Kurtulajt.

Po ashtu rezulton se edhe familjarët e personit nën hetim, bashkëshortja dhe vajza e tij, në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në bisedën e bërë në 7 korrik 2023 rezulton se biseda zhvillohet mbi ditën ku kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë?”, ndërkohë kontakti “A.C.” i përgjigjet se:

“Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”.

Read Entire Article