Të hënën pritet ngjarja e madhe në SHBA, ky do të jetë vendimi për Kosovën

2 months ago 15
Reklamë

Veprimtari dhe publicisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka thënë se të hënën në Amerikë pritet një ngjarje e rëndësishme. Sipas tij, do të shpallet emërimi i kandidatit kontravers për President të Amerikës.

‘Në Amerikë një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë këtë të hënë me 15 korrik 2024. Atje në shtetin Miluoki do të mbahet Konventa e Partisë Republikane shumë e përforlur pasiqë në këtë konventë do të shpallet emërimi i kandidatit kontravers për president të Amerikës, Donald Trump. Kontravers dhe shumë i përfolur sepse për herë të parë në historinë e bujshme të Amerikës një konventë, pra kjo e republikaneve do të nominoi për president njeriun mbi të cilin rëndojnë mbi 71 vepra penale nga të cilat këto ditë, 31 prej tyre e morën verdiktin në gjykatat amerikane, kurse të tjerat edhe ato lidhur me sulmin në Kapitol Hill me 6 janar 2021 ku pati shumë te vrarë, kurse ndërtesa e Kongresit në Kapitol Hill u shkatërrua dhe demolua plotësisht”, thekson ai.

Maxharraj thotë më tutje se, të hënën në Konventën e Republikanve lidhur me nominimin e Donald Trump, edhe përkundrejt të gjitha këtyre veprave penale të kandidatit të tyre nuk do të ndodhë ndonjë befasi, surprisë sepse Donald Trump “ëill pass the Repubublican nomination for president”.

Image

Binak Maxharraj

Image

“Vërtetë kësaj radhe nominimi për kandidat për president te Amerikës në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti janë dy figura interesante sepse për herë të parë në historinë e Amerikës për president të garojnë dy pleq në moshë të shtyer Joe Biden 81 si kandidat i demokratëve dhe Donald Trump 77 vjeç si kandidat i republikanve. Është interesant se kësaj radhe edhe përkundrejt “kataklizmave rrëshqitëse” të z.Trump në të kaluaren më shumë akuza për vepra penale dhe më një udhëheqeje të dobët të Amerikës për katër vitet sa ishte president i cili vendit i solli telashe të brendshme që u kalifikuan me protesta të fuqishme racore në gjithë Amerikën, por edhe për shkak të ftohjes së raporteve me liderët Evropian e duke e injoruar z.kancelaren Angela Merkel, vlerësimet për udhëheqjen e tij autoritare, por edhe me raportet e tij jo të mira me forcën më të madhe të botës, NATO-n së cilës i kërcënohej se do ta gjej taksirati e shumë te tjera, konsiderohet se Donald Trump gëzon një mbështetje shumë të fuqishme nga ana e republikanëve te cilët u sollën shumë komod pa shumë vërejte gjatë fushatës së tij parazgjedhore duke i dhënë prekrahje shumë të fuqishme si kandidat të tyre për president të Amerikës, çfarë nuk ndodhë edhe në toborrin e demokratëve të cilët janë shumë të zëshem ndaj kandidatit të tyre Joe Biden për shkak të moshës dhe jo stabilitetit të tij sheëdetësor”, thekson Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, në Konventën e Republikanëve e cila do të zgjas katër ditë e ku do të marrin pjesë mbi 2400 delegatë do të zhvillohet një aktivitet i dendur. Do të miratojnë procedura dhe platforma për aktivitetin e republikaneve deri në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, do të marrin pjesë figura të mëdha të Partisë republikane kongresmen e senator por edhe  guvernator të shteteve ku udhëheqin republikanët cilët do t’i dalin në krah nominimit të Donald Trump për president të Amerikës, për të cilin republikanët janë me shumë se kurrë në përkrahje te Donald Trump për president të Amerikës.

“Por vlenë te theksohet se rreth zonës në Miluoki ku do të mbahet konventa e republikanve të hënën  do jenë të pranishëm edhe demokratët të cilët kërkojnë që të mos ia japin shansin që për herë të dytë te zgjidhet për president Donald Trump një”njeri i rrezikshëm për Amerikën” dhe me një reputacion jo të mirë në botë. Ata i japin lavdata kandidatit të tyre Joe Biden si një president i sukseshëm për këto katër vite, për sukseset e tij në fusha të ndryshme, sidomos në ekonomi, për ruajtjen e aleancave me demokracitë nderkombëtare, rreth kritikave te Trump, sa i përket pozicionit të tij rreth dhe për NATO-n të cilin e paraqesin si të rrezikshëm për sigurinë e Amerikës, por edhe në Evropë. Por, siç njofton VOA ”Grupet e lidhura me demokratët përfshirë ”United Ëe Dream Action” dhe Sindikata Nderkombetare e Punonjëseve të Shërbimeve po, që bëjnë thirrje, shkojnë edhe më tej duke vënë postera në zonë ku do të mbahet konventa ku bëjnë thirrje të refuzojnë “axhenden fashiste të Trumpit”.etj.etj”, vlerëson ai

Maxharraj thotë më tutje se, rizgjedhja e e Joe Bidenit për një mandat të dytë ëshët në të mirë të Amerikës, BE e në veçanti në të mirë të rajonit të zjarrët të Ballkanit Përendimor, kurse kthimi i Donald Turump do te ishte veç një fatkeqësi për Amerikën, BE dhe sidomos Ballkanin Përendimor.

AI përmend edhe atë se, çka do të thotë rikthimi i Donald Trump për Kosovën.

“Ekziston një pajtushmëri e përgjithshme midis njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, opinionistëve dhe analistëve ndërkombetarë dhe vendorë se egziston rreziku se me rastin e kthimit te Donald Trump për president të Amerikës, ai do ta kthej fuqishëm edhe idenë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën gjë këtë edhe po e pret Serbia e cila qëllim kryesor e ka këtë, sepse ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura ,e shantazhon dialogun me Kosovën për më shumë se 12 vite duke e pritë dhe bën për ditë amin për kthimin e Donald Trump për president të Amerikës. Kështu, për kthimin e kësaj ideje të Trumpit më të zëshem janë hulumtuesi i marrëdhënieve ndërkombetare në Universitetin Vest, minIstër Aidan Heir i cili thekson se “ndikimi I Trumpit në rajon mund të ketë përmasa katastrofale, sepse sipas tij: ”Donald Trump është i marrë, është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nëse ai zgjidhet. Unë jam i sigurtë se do të ishte një fatkeqësi për boten, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i tij mund të jetë katastrofik për Ballkanin Përendimor e në veçanti për Kosovën nëse ai sjellë me vete edhe sharlantanin Richard Grenell”, vlerëson Maxharraj për ‘Bota sot”.

Read Entire Article