“Të hetohet me zero tolerancë”, opozita kërkoi interpelancë pas skandalit te Onkologjiku, Ministrja Koçiu: Veprimi i mjekëve, vepër kriminale

2 months ago 4
Reklamë

Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu ka mbajtur fjalën e saj sot në Kuvend, duke folur në lidhje me skandalin te Onkologjiku, në interpelancën e kërkuar nga opozita.

Ajo u shpreh se qeveria ka reaguar menjëherë pas skandalit si dhe bëri sërish thirrje që drejtësia të hetojë dhe të japë dëbimin e miratuar për mjekët e përfshirë në skemën korruptive.

“Ne jemi ata që marrim përgjegjësitë dhe përballemi me to. Secili prej mjekëve duhet të përgjigjet për çdo veprim që ka kryer, që në vlerësimin tim përbën faj në nivelet e një krimi që hyn në veprat kriminale.

Që në momentin e parë që u mësua skandali, qeveria reagoi menjëherë. Organet e drejtësisë të hetojmë në zëro tolerancë. Është akt i shëmtuar. Ju përdorni për kapital politik edhe vdekjen. Jeni ju për të qarë hallin se jeni katandisur të improvizoni çfarë ju sjell rastësia”, u shpreh ajo.

Read Entire Article