Të kërcënuar nga Serbia e të “përçarë” nga brenda! Alarmon analisti: Në Kosovë ekziston edhe një grup njerëzish që...

2 months ago 9
Reklamë

Kosova po vazhdon të jetë  e kërcënuar nga Serbia, derisa për një gjë të tillë po alarmojnë edhe liderë e akterë të tjerë politik në Kosovë.

Madje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se nëse Serbia i sulmon katër komunat në veri të Kosovës, atëherë do të ndërhynte edhe FSK-ja.

Duke e komentuar këtë situatë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” analisti Dedë Preqi e ka konsideruar si mjaft me rëndësi anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Image

Dedë Preqi

“Kosova, është shtet i pavarur dhe sovran, e cila në planin e saj zhvillimor dhe strategjik e ka të bëhet sa më parë pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa me dallim prej Serbisë, kjo e ka djallin në bark, që nuk e lë rehat, që po dëshmon se Evropën, po e mashtron, duke aplikuar me një orientim dhe kahe krejt tjetër, në anën e Rusisë dhe Kinës”, u shpreh analisti.

Sipas tij, Aleksandër Vuçiq, e ka planifikuar që ta vizitojë Kosovën, apo pjesën veriore të saj, jo për t’i inkurajuar serbët për një mirëqenë më të mirë të tyre, por për të nxitë tensione ndoshta edhe ndonjë konflikt të mundshëm në Kosovë.

“Planet e tij janë të natyrave të ndryshme djallëzore, por ajo që po dëshmon është, që në Kosovë, mund të futet edhe ilegalisht, duke ia ruajtur shpinën ushtria e Serbisë, e cila gjendet në gjendje gatishmërie jo shumë larg kufirit me Kosovën.

Dhe po supozojmë se ia ka pi sorra mendjen Vuçiqit, dhe hynë sikur kishte hyrë më parë drejtori i tij në Kosovë, edhe ky do të arrestohet sipas ligjit të shtetit të Kosovës. Mirëpo, qëllimi i Viçiqit, është edhe nëse mund të arrestohet, populli do e ndjek mbrapa duke e mbrojtur dhe nuk do lejojë një gjë të tillë, me ç ‘rast mundet të intervenoj menjëherë ushtria serbe, e cila mund të konfrontohet me forcat e Kosovës dhe pastaj edhe me KFOR-in, këtë është duke e kërkuar Vuçiqi”, theksoi Preqi.

Ai tha se Serbia, nuk është ithtarë e paqes dhe stabilitetit dhe se me udhëheqjen e Vuçiqit, akoma jeton në mesjetë dhe në kohën primitive të njeriut, ku ambiciet e saj janë vetëm pushtuese dhe dominuese ndaj popujve jo serbë me pretendimin e krijimit të një “Serbie të madhe”.

“Prandaj, të jetosh sot në gjirin e Evropës, dhe të sjellësh sikur në kohën e mesjetës, sikur po sillet Serbia, ndaj Kosovës, duke e kërcënuar paqen dhe stabilitetin e këtij vendi, kjo gjë e bënë të pa sigurt, jo vetëm jetën e këtij njerëzimi të këtij vendi, por e rrezikon edhe popullin e një rajoni më të gjerë, siç është Ballkani perëndimor.

Mirëpo, çështje e vërteta, gjatë gjithë zhvillimit historik shqiptarët dallojnë shumë nga populli serb, sepse do gjenim një karakteristikë të rrallë që nuk i ka ky popull, sidomos tiparet e ruajtjes së mirëkuptimit në mes etnive, ku së bashku me shekuj kemi jetuar bashkë në këtë vend, shqiptarë, serb, turq, boshnjak, romë, ashkalinj, gore, malazez, kroat dhe të tjerë.

Kosova në sytë e dikujt tjetër ndoshta mund të konsiderohet  si një vend i përshtatshëm dhe një teren i volitshëm  për shtrirjen e disa doktrinave ekstremiste, të cilat imponohen dhe diktohen nga armiqtë e këtij vendi, por udhëheqja e saj nuk duhet ti mbyllë sytë, sepse përmes gjërave të vogla, pjellin ato të mëdha, të cilat i shtojnë rreziqet kundër këtij vendi”, ka theksuar ai.

Preqi potencoi se në Kosovë, ekziston edhe një grup njerëzish të cilët janë të interesuar të prishin jo vetëm marrëdhëniet ndëretnike, por edhe ndër fetarë në Kosovë.

“Çfarë mund të përfitojnë, kur këto marrëdhënie janë të ndërtuara dhe të sforcuara me shekuj, atëherë, nuk mund të shkatërrojnë  fatin e këtij populli.

Gjendja aktuale në Kosovë, do të ishte stabile, por e brishtë do të qëndronte në veri, për shkak të  grupeve kriminale të  organizuara nga kupola e Vuçiqit dhe Beogradit, të cilat tentojnë dhe provojnë ta luhatin harmoninë ndëretnike, që ta destabilizojnë Kosovën dhe popullin e saj.

Keqbërësit, apo kriminelët nuk mund të jenë të pakapshëm nga organet e rendit, edhe pse ndoshta mund të kenë prejardhje  nga qarqet e ndryshme, por  ndoshta do të ishte pakëz më ndryshe sikur ndërgjegjja njerëzore në vendin tonë do të trokiste në gjitha dyert tona pa dallime partiake, në mënyrë që mos të rënkonim për plagët që mundemi t’i shkaktojmë vetvetes”, përfundoi ai.

Read Entire Article