“Të lutem, mos e mbyll…” Noka kap me duar Çelën, Paloka i vë “vulën”

11 months ago 24
17:48 30/10/2023

Seanca e sotme plenare, siç kishin paralajmëruar deputetët opozitarë nuk ka vijuar e qetë. Pas një përplasje fizike në nisje të saj, deputetët demokratë kanë penguar socialistët në fjalimet e tyre.

Kështu ndodhi edhe me deputetin Bujar Çela. Në krah të tij qëndronte deputeti Flamur Noka që tentonte ta pengonte duke u munduar t’i fikte mikrofonin.


“Rrini në fushën tuaj dhe bëni ç’të doni, këtej nuk keni punë. Përveç Flamurit. Flamuri është i vetëm dhe mund të rrijë ku të dojë. Kjo javë është një javë me shumë trazira. Trazirat vijnë nga një PD që është copëzuar keq. Keqardhje”, tha Çela.

“Të lutem, mos e mbyll”, iu shpreh Çela teksa Noka e kapte nga dora.

Në fund ishte deputeti Edi Paloka që i fiku mikrofonin.  

Ndërkohë kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh duke iu drejtuar deputetëve të opozitës: Keni ardhur me paramendimin për të prishur seancën./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article