Të martën e ardhshme mblidhet sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore

8 months ago 25
16:33 31/01/2024

Të martën ardhshme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Sipas burimeve të gazetares Klesiana Omeri, takimi do të zhvillohet në datën 6 Shkurt orën 12:30.

Fokus në këtë mbledhje do të jetë seanca dëgjimore me disa nga organizatat e shoqërisë civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u miratua kalendari i punës. Mbledhja u zhvillua online pasi deputetët e PD-së në grupimin Berisha-Bardhi bllokuan zhvillimin fizik të saj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article