12:47 16/01/2024
SPAK ka njoftuar ish-Kryeministrin Sali Berisha se do të merret në pyetje ditën e enjte (18 Janar) për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se SPAK gjithashtu ka njoftuar dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha për ta pyetur ditën e nesërme (17 Janar) në cilësinë e personit nën hetim.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Të ngjashme