Të mitur u qëlluan në kokë e në gjoks gjatë operacionit izraelit në Xhenin, thonë monitoruesit (fotot)

1 year ago 24
Reklamë

Tre të mitur palestinezë janë vrarë deri tani në Xhenin të Bregut Perëndimor teksa Izraelit kryen një nga operacionet më të mëdha ushtarake të disa viteve, tha sot grupi vendas i mbrojtjes së fëmijëve ‘Children International-Palestine’.

Një i mitur i vrarë gjatë operacionit të ushtrisë Izraelite në Xhenin ishte qëlluar me plumb në kokë, kurse një tjetër kishte marrë një plumb fatal në gjoks.

Një fëmijë i tretë ishte varë nga një raketë e lëshuar nga mjetet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve të Xhenin, tha Ayed Abu Eqtaish, drejtues i grupit Defence for Children International-Palestine.

Ata ishin mes 10 njerëzve të vrarë dy ditët e fundit, në atë që zyrtarët palestinezë thonë se është një nga operacionet më të mëdha ushtarake të Izraelit në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Abu Eqtaish tha për gazetarët se njerëzit janë “të bllokuar në kampin e refugjatëve” dhe daljet janë të gjitha të mbyllura.

Ai shton se vetëm Gjysmë-Hëna e Kuqe mund të evakuojë të plagosurit ose trupat e viktimave, të cilët edhe ato kanë raportuar pengesa për të arritur te njerëzit në nevojë.

Organizata Botërore Shëndetësore tha se grupet e ndihmës së shpejtë kanë hasur pengesa për të hyrë në kamp, por një zëdhënës izraelit tha se nuk ka urdhra të tilla dhe se ushtria por “koordinon hyrjen e ambulancave”.

Informacionet e mbledhura nga vendasit dhe gazetarët në kamp, thonin se dy fëmijë kanë vdekur nga plumbat e ushtrisë dhe një nga sulmet ajrore, por rrethanat e sakta të vdekjeve të të miturve nuk janë ende të qarta.

Rreth 3,000 njerëz janë evakuar tashmë nga kampi me rreth 14,000-refugjatë, që sipas Abu Eqtaish, është bërë objekt “bombardimesh të shumta”,  në atë që Izraeli ka quajtur “operacion i gjerë anti-terrorizmi”.

Top Channel

Read Entire Article