Mbi 80 tërmet kanë goditur sot Japoninë, derisa më i fuqishmi ishte prej 7.6 magnitudë.
Deri më tani raportohet për të paktën katër të vdekur në tërmetin që nxiti autoritetet të paralajmërojnë për cunami të mundshme, dhe ku si pasojë janë mbyllur shumë rrugë, transmeton Telegrafi.
Diku pas orës 17:00, dy tërmete të reja goditën vendin, njëri me fuqi shkatërruese 3.6 dhe 3.7 magnitudë.
TERREMOTO EN JAPÓN 🇯🇵
Olas de tsunami llegando a #Ishikawa, tras el terremoto de 7.6. pic.twitter.com/In7il6giPM
— El Clarín (@SVElClarin) January 1, 2024
Siq raportojnë mediat lokale, akoma janë duke u kërkuar personat që janë shpallur të vdekur që besohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar banorët e prekur se të evakuohen nga frika e cunameve që vetëm sa do të vështirësonin akoma më shumë punën.
If you stand with the people of Japan , during this tough time in which they are experiencing a Tsunami and earthquake ; U wont pass without liking this tweet ❤
May God protect the children mothers & people of Japan from the Tsunami #Japan #earthquake
— द्रोण 🔥 (@dronaparashar) January 1, 2024
Dy persona humbën jetën në Nanau, kurse nga tërmeti kanë shpërthyer edhe disa zjarre në qytete të ndryshme.
Në Ishikava mbi 32 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, derisa 51 mijë japonezë u evakuuan nga kjo zonë.
Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Noto, që është i ekspozuar ndaj tërmeteve dhe pothuajse çdo ditë raportohet për ndonjë tërmet por me fuqi më të vogël shkatërruese. /Telegrafi/