Të përndjekurit ndërpresin grevën e urisë në ditën e tetë: Nuk rezistojmë dot! Qeveria nuk na mbështet, dhe opozita s’na përfill

2 hours ago 20

Të përndjekurit politikë, që nisën një grevë urie për të drejtat e tyre, kanë ndërprerë grevën e urisë sot në ditën e tetë.

Një nga të përndjekurit tha se nuk kanë mbështetje nga qeveria, duke shtuar se kanë vënë re se edhe opozita është mospërfillëse ndaj tyre. Ai shtoi se i vjen keq që në një vend si Shqipëria nuk plotësohen disa kushte bazë.

I përndjekuri politik: Nuk mund të rezistojmë dot. E nisëm shtatë vetë. Dy shkuan në spital. Mbështetje nuk kemi. Qeveria nuk na mbështet. Edhe opozita dje nuk kaloi këtej, u treguan indiferentë. Ndjehem keq kur nuk ke vëmendje, nuk reagon kush për disa njerëz që janë në grevë për një të drejtë legjitime, më vjen shumë keq.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article