Të pesë të lënduarit kanë vdekur, pas shembjes së një ashensori të ndërtimit – detaje të aksidentit që ndodhi të hënën në Suedi

10 months ago 5

Kanë vdekur pesë personat të cilët kishin rënë të hënën në një aksident me një ashensor ndërtimi pranë Stokholmit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Publike Suedeze.

Ashensori i ndërtimit në lagjen Ursvik është shembur për një arsye të panjohur dhe ka rënë nga rreth 20 metra lartësi.

Mediat suedeze fillimisht raportuan se të prekurit ishin lënduar rëndë, por më pas doli se të gjithë kanë vdekur.

Kryetari i sindikatës suedeze të ndërtimit e ka quar aksidentin “një aksident industrial tmerrësisht tragjik”.

Pas kësaj, të gjithë ashensorët e ndërtimit të të njëjtit lloj janë ndalur në rajonin e Stokholmit dhe mund të përdoren përsëri vetëm pas inspektimit, i raporton sindikata transmetuesit SVT Nyheter.

Ndërsa drejtori i firmës së ndërtimit që përdorte ashensorin thotë se po bashkëpunon me hetimin.

Ndërkohë prodhuesi i ashensorit, Alimak Group, tha se ishte i goditur nga incidenti.

Ilska och sorg när byggarbetare hedrade de döda i Ursvik https://t.co/tYMKOuSAvu pic.twitter.com/ZwJbe41GOV

— Arbetaren (@Arbetaren) December 13, 2023

“Në 20 vitet që ky model ka qenë në përdorim, ne kurrë nuk kemi përjetuar diçka të tillë”.

Kompania raporton se ka mijëra ashensorë të tillë në qarkullim dhe në përdorim në mbarë botën.

Sipas tyre, ka një udhëzim të qartë sigurie që duhet ndjekur gjatë vendosjes së ashensorit dhe pjesë e kësaj janë edhe kontrollet ditore. /Telegrafi/

Read Entire Article