Të premten mblidhet Komisioni Zgjedhor, Bardhi: Nesër luhet akti i tretë i strategjisë së mazhorancës

9 months ago 7
14:56 18/01/2024

Ditën e nesërme është parashikuar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për herë të parë pas rreth 2 vitesh, me bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një konferencë shtypi nga Kuvendi ditën e sotme, e quan provokim dhe thotë se do të luhet akti i 3 dhe i fundit i mazhorancës.

Sipas tij, akti i parë ishte të hënën kur në Parlament ishte parashikuar mbajtja e fjalimit nga Presidenti, ndërsa akti i dytë sipas tij është incidenti që ndodhi dje mes tij dhe demokrates tjetër Flutura Açka në Komisionin e Medias.

“Mbledhja e nesërme është akti i tretë i një strategjie që është diskutuar në mbledhjen e grupit të PS. Aktin e fundit e luan nesër përmes mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore me përfaqësues vetëm të vullnetit të mazhorancës. Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur në Shkurt 2022 dhe nga ajo kohë është zhvilluar vetëm 1 ose 2 mbledhje, ekzaktësisht janë miratuar ato që tentohen të miratohen edhe nesër. Është miratuar nevoja për t’i çuar një kërkesë ODIHR për asistencë dhe ODIHR ka kthyer përgjigje në Korrik 2022 që është i gatshmë dhe pret t’i dërgoheshin pikat e kontaktit. Straetegjia është që nuk do ketë Reformë Zgjedhore. Duke kuptuar këtë strategji, rreth 54 deputetë të opozitës kërkuan ndryshimin e përbërjes së komisionit. Ky propozim i joni u bllokua me votë nga grupi parlamentar i PS. Nesër do vazhdojnë teatrin e rifllimit të një pune për të vazhduar më pas në heshtje”.

Bardhi tha se opozita nuk do ta lejojë këtë komision pasi sipas saj nuk është bipartizan siç duhet të jetë, por vetëm i mazhorancës që imponon se cilët duhet të jenë anëtarët.

“Ne kemi shpallur betejën tonë për të mos lejuar funksionimin e Kuvendit sa kohë ne nuk na lejohet të ushtrojmë në normalitet detyrat tona. Nesër në mëngjes do mblidhet grupi parlamentar i PD dhe do vendosë si do sillet”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article