Të qarat alarmuan fqinjët, 3-vjeçarja në Fier bllokohet në banesë në katin e 5. Zjarrfikësit apelojnë: Kujdes dyert!

10 months ago 5

Një tre-vjeçare ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Kanë qenë të qarat e të miturës që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilët kane bërë të mundur duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, ky është rasti i dytë i zhbllokimit të dyerve për ditën e sotme teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article