Të shtëna me armë në Kosovë, dy persona të plagosur në Rahovec

1 year ago 93
Reklamë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Rahovec dhe po marrin trajtim në spitalin e Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili thekson se janë dorëzuar dy persona që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast.

Elezaj tha se ngjarja e ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” është raportuar rreth orës 16:40.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion”, tha Elezaj.

Elezaj ka bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Top Channel

Read Entire Article