Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset 36-vjeçari shqiptar

2 days ago 35
Reklamë

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri. Siç bëjnë me dije mediat greke, autorë të ngjarjes dyshohet të jenë tre persona.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim. /vizionplus.tv

Read Entire Article