Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur, dyshohet edhe për një viktimë

2 weeks ago 28
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Aktash të Prishtinës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se në QKUK janë sjellë pesë të plagosur.

“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.

Ka dyshime se në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një i vdekur por ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës mbi këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article