Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

11 months ago 17
Reklamë

Dy persona u vranë dhe dy u plagosën nga të shtënat në një bar-lokal në Suedi, njoftoi policia suedeze.

Policia tha se një burrë rreth të njëzetave dhe një rreth të 70-tave vdiqën nga plagët e marra gjatë të shtënave me armë zjarre mbrëmë në qytetin Sandviken.

Dnevnik Ekpressen raportoi se viktima e moshuar ishte i verbër, raporton reuters.

Hetuesi i lartë, Karin Wessen tha se besohet se viktima, rreth të 20-ave, ishte objektivi i sulmit. Ende nuk dihet motivi, ndërsa Wessen shtoi se dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt personal.

Konflikti mes grupeve kriminale në shtetin suedez është bërë një problem madhor vitet e fundit.

Pati të shtëna të shpeshta, bombardime dhe sulme me granata. Vetëm këtë vit, 36 persona u vranë dhe 73 u plagosën në 261 të shtëna me armë zjarri.

Wassen tha se personi i armatosur qëlloi disa të shtëna në lokalin e mbushur me njerëz përpara se të ikte. /Telegrafi/

Read Entire Article