Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e një sherri të ndodhur pranë rrethrrotullimit të Vorës, i cili shkoi drejt përdorimit të armës.
Raportohet se konflikti ka lindur mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volksëagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet “BMË”.
Gjatë sherrit mes tyre, dyshohet se nga mjeti BMË është qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Sakaq, shërbimet e Policisë kanë nisur punën për kapjen e shtetasit J. L.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb