“Të zhvillojmë Këshillin e Partneritetit Strategjik”, ministri turk: Vëllimi i tregtisë Shqipëri-Turqi shpresojmë të arrijë 2 miliardë $

8 months ago 23
12:38 29/01/2024

Në vizitën e parë në Tiranë si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se qëllimi i tyre është që brenda 2024-ës të zhvillojnë Këshillin e parë të Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi.

Gjatë fjalës së në një deklaratë për mediat, Fidan është shprehur se shpresojnë që vëllimi i tregtisë midis 2 vendeve të arrijë në 2 miliardë Dollarë. Gjithashtu, ministri Hakan ka deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë shumë të mira, por duhen çuan në një nivel më të lartë bashkëpunimi.

Hakan Fidan: Unë si ministër po bëj në vendin tuaj vizitën time të parë në Tiranë. Kam qenë në Shqipëri dhe më para me detyra të ndryshme. Ne kemi bashkëpunim në sektorë të ndryshëm dhe kemi marrëdhënie shumë të mira dhe kemi pasur mundësi për projekte. Me rastin e vizitës time, do të vazhdojmë takimet dhe me kryeministrin. Gjatë takimeve tona, do të diskutojmë marrëdhëniet e mira dhe si mund t’i çojmë ato në një nivel më të lartë, do të kërkojnë fusha më të mëdha bashkëpunimi. Shumë e rëndësishme miqësia mes 2 vendeve tona. Shqipëria dhe Turqia të lidhura me njëra-tjetrën dhe nga ana historike. Ne jemi të vendosur për të vazhduar më shumë bashkëpunimet në shumë fusha. Ka shumë fusha, ku ne do të vazhdojmë të punojmë, si për shembull marrëveshja që është bërë për njohjen e patentave apo për njohjen e vizave.

Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë të bashkuara tek besimi që kemi tek njëri-tjetri. Për ta çuar më tutje, ne kemi krijuar disa mekanizma të caktuara dhe qëllimi ynë është që brenda 2024 të zhvillojmë Këshillin e parë të Partneritetit Strategjik. Kjo do të jetë një platformë e rëndësishme për ne, shpresojmë që vëllimi i tregtisë midis 2 vendeve të arrijë deri në 2 miliardë Dollarë dhe do të bëjmë ç’të jetë e mundur për këtë. Mbrëmë patëm një takim me biznesmentët turq dhe diskutuam me ata për mundësitë e investimit që ata kanë në Shqipëri. Bashkëpunimi që kemi nuk është aq sa kapaciteti, duhet ta zhvillojmë dhe më shumë. Kemi mundësi të bashkëpunojmë dhe më shumë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article