Teksti i fundit i snajperit amerikan para se të qëllohej për vdekje (fotot)

1 year ago 13
Reklamë

Më 2 shkurt 2013 ish-efektivi i forcave speciale Navy SEAL, Chris Kyle u qëllua për vdekje në moshën 38 vjeçare nga ish-kolegu i tij marins Eddie Ray Routh.

Kyle, bashkë me shokun e tij Chad Littlefield, ishin qëlluar me një total prej 13 plumbash nga armët me të cilat treshja po shkonin për praktikë qitjeje.

Ish-snajperi kishte akumuluar 255 vrasje në luftim, nga të cilat 160 konfirmohen nga departamenti mbrojtjes së SHBA.

Prej tij është frymëzuar dhe filmi American Sniper, me regji të Clint Eastwood dhe i luajtur nga Bradley Cooper në rolin e Kyle.

Pas diagnostikimit me PTSD (stres post-traumatik) nga lufta në Irak dhe me shërbimin e ndihmës në tërmetin në Haiti, Routh kishte qenë disa herë në spitalin e veteranëve të ushtrisë, derisa nëna e tij i kishte kërkuar Kyle nëse mund të ndihmonte djalin e saj të përballej me traumën e shërbimit në luftë.

Kyle, i cili dhe vetë vuante nga pasojat e stresit post-traumatik të shërbimit në luftë, organizonte aktivitete shoqërore bamirësie për veteranët si gjueti kafshësh apo qitje me armë.

Ai njihej nga nëna e Routh pasi fëmijët e tij shkonin në shkollën ku ajo punonte.

Burri i premtoi se do të kontaktonte me Routh, kështu që Kyle e Littlefield e morën atë për që sesion qitjeje në rezortin natyror Rough Creek Lodge, ku ndodhi dhe tragjedia.

Teksa shkonin me makinë në rezervat, Kyle drejtonte makinën, Littlefield mbante armën para mjetit, kurse Routh qëndronte prapa, pasi dy të tjerët dukeshin pak nervozë për pasagjerin e tyre.

Detajet e mesazhit final të Kyle u zbuluan në gjyqin e çështjes, ku u bë e qartë se mesazhi ishte dërguar gjatë rrugës kur burri ishte ulur pranë tij.

Kyle i shkruante Littlefield: “Ky burrë qenka fare i çmendur,” teksa mori si përgjigje nga i dyti: “Ai është mu prapa meje, më ki kujdes”.

Pas tragjedisë kur policia arrestoi Routh, ai i ankohej oficerëve se dy burrat në makinë nuk i flisnin.

Psikologu që intervistoi Routh në burg arriti në konkluzionin burri i trazuar besonte se dy të tjerët donin ta vrisnin, prej numrit të madh të armëve që kishin me vete.

Por megjithë nervozitetin e tyre për sjelljen e Routh, Kyle e Littlefield kishin vazhduar rrugën drejt vendit të qitjes.

Routh pranoi në gjyq se vrau në fillim Littlefield, me disa të shtëna që goditën 35-vjeçarin në kurriz, shpatulla e në kokë.

Ai më pas kishte hapur zjarr ndaj Kyle, i cili gjithashtu ishte qëlluar shumë herë në trup.

Në gjyq Routh pretendonte pafajësinë prej shëndetit të dobët mendor, por u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirie me kusht.

Top Channel

Read Entire Article