Telashe të tjera për Arben Ahmetajn, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj e merr të pandehur për shpërdorim detyre, shkaktoi 7 mld lekë dëm për…

11 months ago 8
Reklamë

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj merr të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre
Një tjetër akuzë për ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, njëkohësisht deputet i PS, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sipas akuzës së ngritur nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te “5 maji”.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore.
Por Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh.

SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article