“Tempulli” arreston 20-vjeçarin/ Ishte në kërkim për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike

11 months ago 23
Reklamë

Një 20-vjeçar është arrestuar për shitje dhe prodhim narkotikësh në Vlorë.

Shkëlzen Zykaj nga Selenica ishte shpallur në kërkim për operacionin “Tempulli”, ndërsa gjykata ndaj tij kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Operacioni që ka filluar që më 14 shtator, çoi pas hekurave mbi 200 shpërndarës droge, të organizuar në 23 grupe kriminale.

Read Entire Article