“Tempulli”, shisnin drogë afër shkollave, dy të arrestuar në Mat

11 months ago 26
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia në Mat vijoi megaoperacionin policor të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim zbatimin e Paketës së Sigurisë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit Xh.C., 24 vjeç; E.K., 31 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’), të dy banues në Burrel.
Këta shtetas u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, i’u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, i’u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazhuar në dy kavanozë qelqi.
Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article