Tensione nga jashtë parlamentit, Berisha: Kësaj i thonë të futesh në parlament nga vrima e miut

10 months ago 22
10:29 14/12/2023

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar deputetët socialistë për hyrjen nga dera e kaldajës. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kësaj i thonë që të futesh në parlament nga vrima e miut. Berisha ka thënë se ky është fundi i atij që e ka quajtur “narko-parlamenti i regjimit të Edi Ramës”.

Sali Berisha: Filmojeni nga futen deputetët e Edi Ramës! Filmojeni! Kësaj i thonë të futesh në parlament nga vrima e miut! Këtu u katandis parlamenti, narko-parlamenti Rama-Linda. Deputetët futen nga kjo deriçkë e cila përfaqëson vrimën e miut! Ky është fundi i narko-parlamentit të narko-regjimit të Edi Ramës.

Edhe rreth 1 muaj më parë, deputetët e opozitës janë futur nga dritarja në kryesinë e Kuvendit.

Sali Berisha: Dritarja është dera e burrit, ai që hyn nga dritarja është tarzan, është dera e tarzanit. Mos i krahasoni gjërat.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article