Tensionet Kosovë-Serbi/ Michel: Konfliktet dypalëshe nuk mund të na mbajnë peng, mos lejoni fantazmat e së shkuarës

1 year ago 18
12:48 16/10/2023

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel thotë se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të mbajnë peng rrugën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Michel iu drejtua dy shteteve duke thënë se fantazmat e së shkuarës nuk duhet t’i lejojnë që t’u djegin të ardhmen.

Ai kërkoi që Kosova e Serbia të shohin drejt të ardhmes dhe sipas tij kjo kërkon kurajë politike.

“Nuk mund të lemë konflikte dypalëshe të na mbajmë peng. Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju djegin të ardhmen. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë sërish në vijë të parë. Nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtii. Pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo do jetë fryma për samitin mes BE-së dhe Ballkanit që do zhvillohet në Bruksel”, u shpreh Charles Michel.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article