Tensionet në Izrael/ “Agresioni palestinez do ishte i pamundur pa Iranin”, Krisafi: Hamasi vendosi të sulmojë sepse…

11 months ago 20
Reklamë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth konfliktit në Izrael.

Krisafi u shpreh se nuk ka rrezik për përfshirjen e shteteve të tjera të rajonit në këtë konflikt, por shtoi se roli i Iranit është vendimtar në këtë rast.

Sipas tij militantët e Hamasit do e kishin të pamundur të ndërmerrnin këtë sulm ndaj Izraelit pa ndihmën dhe mbështetjen e Teheranit.

Ai shtoi se arsyeja e këtij sulmi është se prej vitesh SHBA ka ndërmarrë lëvizje për të normalizuar marrëdhëniet e Izraelit dhe disa vendeve arabe, gjë që nuk e ndihmon kauzën palestineze.

“Hamasi vendosi të sulmojë pasi prej vitesh SHBA ka ndërmarrë lëvizje për të normalizuar marrëdhëniet e Izraelit dhe disa vendeve arabe. Fakti është që sa më shumë normalizon Izraeli marrëdhëniet me këto vende, aq më e vështirë bëhet për kauzën palestineze.

Kaosi brenda Izraelit është në interesat e Iranit dhe nuk mundet që sulmi i palestinezëve të ndodhte pa mbështetjen e tyre. Izraeli është kundërshtari i tyre në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article