Tensionet në Parlament/ Rama: Kanë eksportuar jashtë Shqipërisë produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme

10 months ago 20
18:43 24/11/2023

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se tensionet që kanë përfshirë Parlamentin, ndikojnë në prishjen e imazhit të vendit.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama ka deklaruar se këto tensione bëhen për hallin e një individi, për të cilin thotë se shumëkush e mendonte të paprekshëm, por që shton se faktikisht sot duhet të përballet me drejtësinë.

Edi Rama: Është më shumë se një situatë neurologjike që ka të bëjë me një përshkallëzim të natyrës psikologjike në Kuvendin e Shqipërisë dhe që është njëlloj audio-radiografie që grupet e opozitës e ofrojnë falas. Një lloj auto-diagnostikimi që e shpallin para publikut si një gjendje të rënduar emocionale, nervore apo fizike. Nuk kam bërë prej kohësh komente për opozitën, por entuziazmi dhe eksitimi se si ajo flaka e ndezur në Parlament mori dhenë nëpër mediat e botës, më bën që të mos rri pa e komentuar këtë gjë sepse e vërteta është që përsëri kanë eksportuar jashtë Shqipërisë një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme dhe ata që e kanë publikuar atë produkt, si një kopsht zoologjik dhe jo si një revolucion. Të nxjerrësh nëpër media flakë në një Parlament të Evropës është sensacion.

Është njësoj sikur papritur një grup njerëzisht kanë ngatërruar Parlamentin në një shpellë dhe kanë ndezur një zjarr, për çdo lloj spektator të painteresuar për të hyrë në detaje, të thojë “ore çfarë bëhet atje? Çfarë është ky vend? Si ka mundësi? Ore, aja vlen të ikin për pushime?” Shëmti e jashtëzakonshme të entuziazmohesh për këtë. Nuk e kanë kurrë një mundësi për ta bërë Shqipërinë të duket keq në sytë e botës, por ky është një sensacion zoologjik. Nuk ka lidhje fare me ato që me demek u vu zjarri. Nuk ka asnjë anëtar të faunës, nëse do të pyetej që do të thoshte që kjo nuk ka lidhje fare me këto, por me hallin e madh të një individi që shumëkush e mendonte të paprekshëm dhe që faktikisht sot duhet të përballet me drejtësinë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article