Tentuan ta poshtëronin presidenten Osmani, zbardhet prapavija e sulmit në Shkup – kërkohet “non-grata” për..!

1 month ago 11
Reklamë

Presidenca e Kosovës tha se është e indinjuar me deklarimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por edhe me, siç e cilësoi, propagandën kundër Kosovës nga disa media në shtetin fqinj, lidhur me incidentin që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve maqedonase, duke kërkuar sqarim të plotë të kësaj ngjarjeje.

E në lidhje me këtë ccështje, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Së pari, ai tha se me këtë rast, autoritetet e Shkupi kanë shkelur rëndë Konventën ndërkombëtar të Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Po ashtu, ai tha se pjesëtari i sigurimit të aeroportit, që ka tentuar t’ia marrë telefonin presidentes duhet shpallur non-grata dhe do duhej të arrestohej në momentin e parë.

Image

Gani Qarri.

“Në fakt ashtu siç shprehet edhe Presidenca e Kosovës, autoritetet e FYROM-it, apo të ashtuquajturës Maqedoni e Veriut kanë bërë shkelje të formës më të rëndë të praktikave ndërkombëtare dhe kanë lënduar edhe Konventën ndërkombëtar të Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke trajtuar në mënyrë të pahijshme dhe aspak njerëzore, me tendencën diletanteske të datës së1 gushtit, për ta penguar presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Madje për aq më keq, sipas këshilltarit politik të zonjës Vjosa Osmani, Bekim Kupina presidentes së Kosovës është tentuar t’i merret edhe telefoni personal nga një pjesëtar "shqipfolës?!" i sigurimit të Aeroportit të Shkupit dhe mik i ngushtë i funksionarëve të lartë të BDI-së banditeske, të Ali Ahmetit, të cilët më së paku, duhet shpallur persona "non grata" dhe të arrestohen qysh në momentin e parë, që do të provonin të futeshin në Kosovë”, deklaroi analisti.

Gjithashtu, Qarri vlerëson se veprimi në fjalë kishte qëllim të poshtërimit publik, jo vetëm të presidentes Osmani, por edhe të Kosovës.

“Kjo dëshmon se megjithëse të paktën nga Kosova, konsiderohej se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë çështje të hapura dhe zhvillojnë marrëdhënie konstruktive e bashkëpunim të vazhdueshëm pozitiv dypalësh, në të gjitha fushat dhe nivelet, me rastin e keqtrajtimit cinik të Presidentes së Kosovës në aeroportin e Shkupit, u vërtetua, se kjo bindje ka ekzistuar vetëm për palën e Kosovës por- jo edhe te sllavomaqedonasit, gjë që e vërtetoi edhe incidenti i inskenuar i Shkupit!

Pra u dëshmua në vepër, se veprimi banditeskë i autoriteteve sllavo-maqedonase, kishte prapavijë të caktuar dhe qëllim të poshtërimit publik, jo vetëm të presidentes Dr. Vjosa Osmani por edhe të nënçmimit të shtetit të Kosovës nga një kuasi-shtet fragjil me popull pa taban dhe histori inekzistente autoktone”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, analisti tha se këtë incident e kanë shkaktuar funksionarë të BDI-së, të cilët kanë cenuar raportet mes të dyja vendeve, me që rast MPJ e Kosovës i vendosi edhe notë proteste.

“Ky incident cinik i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së, dje në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë vet presidentja e vendit dhe sipas dëshmive të Presidencës së Kosovës, sigurimi i aeroportit të Shkupit, përveç marrjes së çantës, ka tentuar që me forcë t’ia marrë edhe telefonin presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Dr. Vjosa Osmani duke përdorur edhe shtyrjet fizike, jo vetëm që ka cenuar raportet mes të dyja vendeve, por ka detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, që t’i dërgojë edhe një notë të ashpër proteste të ashtuquajturës Maqedoni e Veriut, e që unë personalisht mendoj se nuk është e mjaftueshme dhe duhet të shoqërohet medoemos edhe me masa të tjera të nevojshme, të cilat vërtetë do ta bënin qeverinë e FYROM-it, që përfundimisht të mbledh mend, dhe raste të tilla, kurrë më, të mos përsëriten, tash as në të ardhmen, me udhëheqësit shtetëror të Republikës së Kosovës”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Read Entire Article