Një masakër me të paktën 103 të vdekur dhe më shumë të plagosur është raportuar sot nga Irani në ceremoninë e kujtimit vrasjes së komandantit ushtarak Qassem Soleimani në 2020.
Një shpërthim i parë në ceremoni u ndoq shpejt nga një i dytë në qytetin juglindor të Kerman ku qindra njerëz ishin mbledhur për të kujtuar katër-vjetorin e vdekjes së ushtarakut të lartë Soleimani në një sulm të SHBA në Irak.
Video të vrazhda nga vendngjarja tregonin viktimat e përgjakura të shtrirë përtokë dhe të tjerë që tentonin të ngriheshin në këmbë pas shpërthimeve pranë xhamisë Saheb al-Zaman , ku Soleimani është varrosur. Autoritetet thanë se akti është një sulm terrorist.
Në pamje shihej tymi që ngrihej në qiell teksa mijëra njerëz rreth xhamisë ulërinin me tmerr.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për një ditë më parë në një sulm me dron Izraeli tha se vrau numrin 2 të grupit Hamas, Saleh al-Arouri në kryeqytetin e Libanit, Beirut.
Zëdhënësi i emergjencave Babak Yektaparast, tha se numri të vrarëve është të paktën 100 ndërsa të plagosurit 170 për momentin.
Nuk është ende e qartë çfarë i ka shkaktuar shpërthimet por rrjeti vendas ‘Iran Newspaper’ tha se dy çanta me eksplozivë ishin shpërthyer në distancë në mesin e turmës.
Shumë njerëz raportohet se u lënduan në shtypjen e panikut pas shpërthimit teksa ambulancat merrnin të plagosurit për t’i dërguar në pitale.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, thonë autoritetet vendase.
Top Channel