Terroristët e torturuan për javë të tëra, gjendet e vdekur 23 vjeçarja gjermane

10 months ago 6
Reklamë
16:56 30/10/2023

E mbani mend Shani Louk? 23 vjeçarja gjermane u bë virale pasi u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ditën e sulmit në Gaza më 7 Tetor. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme izraelite, ajo është gjetur e vdekur.

E reja u mor peng teksa po festonte në festivalin Nova dhe shumë shpejt në rrjetet sociale qarkulloi një video e frikshme ku dyshohet se ajo shfaqej e zhveshur mbi rimorkion e një Jeep-i dhe terroristët bënin paradë me të.

Kujtojmë se në fillim të Tetorit, nëna e Shanit, Richarda Louk foli për CNN duke bërë apel për ndihmë. Ajo tha se herën e fundit që komunikoi me të bijën dëgjonte vetëm zhurma raketash. “Ajo po shkonte te makina e saj, ndërsa terroristët qëllonin njerëzit e tjerë duke mos u lënë asnjë mundësi për t’u larguar. Atë e morën. Kam ende shpresë, uroj të jetë gjallë diku”, u shpreh ajo.

Më shumë se 260 trupa u gjetën të vdekur vetëm në zonën e festivalit, e qindra të tjerë përreth, ndërsa besohet se janë rreth 239 persona të marrë peng. Deri më tani janë liruar 4 pengje, një grua amerikane bashkë me vajzën dhe dy gra të moshuara izraelite.

Teksa qeverisë izraelite po i bëhet një presion i vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje për të liruar pengjet, mesa duket kryeministri Benjamin Netanyahu nuk po e menaxhon mirë situatëbn. Madje ky i fundit po jep urdhër për shpërthime në Gaza të cilat po vrasin njerëz të pafajshëm të Palestinës.

Nga ana e Hamasit është kërkuar që pengjet të shkëmbehen me të burgosurit palestinezë të cilët ndodhen në burgjet e Izraelit. Besohet se këta të fundit janë rreth 6630 persona./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article