Tha “s’do bëjmë kurrë koalicion me LVV-në”, profesori i reagon Gjinit: Kurrë mos thuaj jo, se pastaj...

2 months ago 10
Reklamë

Kosova është duke shkruar djret zgjedhjeve të reja. Logjikisht zgjedhjet duhet të mbahen vitin e ardhshëm, shkurt apo mars.

Edhe pse ka kohë akoma, tanimë kanë nisur disa aderime e disa koalicione mes partive të ndryshme.

Në një emision, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini është pyetur nëse do të bënin si AAK koalicion me VV-në, deria ka thënë se nëse pyetem une, kurrë nuk do të bënim koalicion me Lëvizjen.

Pas kësaj deklarata ka pasur një reagim nga profesori Binak Maxharraj.

Ai ka thënë se në gjithë këtë mes varet se a iu ofron Lëvizja koalicion AAK-së, sepse sipas tij, ata do ta pranonin.

“Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK Ardian Gjini është pyetur se a do te bënte AAK koalicion me LVV?!

Përgjigja e tij ishte e menjëhërshme:

Jo, kurrë koalicion me LVV.

“Jo, nëse pyetem unë kurrë hiq, por nuk besoj që ka njerëz në Aleancë qe kishin bërë një gjë të tillë”

Ka, ka në Aleancë që e bëjnë një gjë të tillë, por krejt varet se a do t’ju ofron koalicion LVV, pas gjithë atyre sharjeve dhe ofendimeve midis tyre”, thotë profesori.

Sipas Maxharraj, AAK edhe pse vite të kaluara rezistoi kundër demarkacionit, ajo përsëri u dorëzua me ardhjen në pushtet, në karrige të kryeministrit, u dha 8200 hektarë tokë Malit të Zi.

“Është për tu lavdëruar qëndresa stoike e AAK për tri vite me radhë për të mos e votuar Ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Revoltën e vetë e shprehu përmes rezistencës me protesta të shumta për gati tri vite.

Dhe pas tri viteve gjithçka ndryshoi kur qeveria e PAN-it e joshi AAK me pozitën e kryeministrit rregulla ndryshoi. AAK u dorëzua. U zgjodhë kryeministër dhe në një seancë të Parlamentit të Kosovës demarkacioni kaloi. Humbën 8200 hektar të Çakorrit krenave të Kosovës të cilin historikisht as kral Nikolla e as Mark Milani nuk mundën ta pushtojnë Çakorrin sepse me plotë fanatizëm e mbronin kreshiket e Rugovës

Pra, z Gjini siç thotë populli kurrë mos thuaj jo, se pastaj del po”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article