Tha se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, vjen ‘parashikimi i keq’ për Haradinajn: Prokuroria duhet…!

1 month ago 7
Reklamë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar duke hedhur akuza të rënda ndaj Albin Kurtit, ku sërish ka insistuar se kryeministri është i rekrutuar nga Serbia, madje ka thënë se ka financime të dyshimta, transaksione prej shtetit serb.

“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht, ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu në një prononcim për “Bota sot” koemntoi këto akuza të kreut të AAK-së, derisa tha se ato janë të pabazuara dhe tendencioze.

Sipas tij, nuk është e moralshme të bëhen këto lloj nënçmime dhe ofendime, pasi ato ndëshkohen me Kodin Penal dhe konsiderohen si vepra penale.

“Që nga ardhja në pushtet të Qeverisë Kurti, kryetari i AAK-ës, Ramush Haradinaj asnjëherë nuk pushoi së kritikuari kryemnistrin Kurti, edhe pse ato ishin të pabazuara, tendencioze, të liga dhe për poena politik, duke e ushqyer dhe shërbyer politikës ditore. Është krejtësisht normale që Haradinaj të mos pajtohet me punën e veprimeve politike të kryeministrit Kurti, mirëpo nuk është e moralshme kur kritikat bëhen kundër personalitetit dhe dinjitet, duke u shndërruar në nënçmime, shpifje, ofendime….. të cilat sanksionohen me Kodin Penal dhe konsiderohen si vepra penale. Këto kritika janë normale gjatë fushatave zgjedhore, mirëpo kur ato bëhen në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme, atëherë duhet ndërmarrë masa.

Këto akuza, në veçanti, janë edhe më të rënda kur vjen nga një ish kryeministër, i cili do të duhej t’a dinte se sa të dhimbshme dhe të rënda janë shpifjet dhe ofendimet që bazohen në pavërteta, e që për qëllim kanë denigrimin dhe degradimin e personalitetit të kryeministrit. Ofendimet dhe shpifjet bëhen edhe të patolerueshme, kur ato cënojnë orientimet dhe përcaktimet e ndershme atdhetare dhe kombëtare të kryeministrit Kurti, i cili për këtë kauzë u dënua nga regjimi serb dhe dergji nëpër burgjet e Kosovës dhe Serbisë duke pësuar maltretime dhe tortura ç’njerëzore”, u shpreh juristi.

“Ramush Haradinaj bënte biznise të pista me kriminelët në veri”

Image

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu

Po ashtu, Musliu përmendi disa nga ofendimet dhe akuza që iu kanë bërë Kurtit nga Haradinaj, e të cilat tregoj nivelin e ulët të kulturës së këtij të fundit.

Me këtë rast, listoi edhe disa nga aferat e Haradinajt gjatë kohës sa ishte në qeverisje, përfshi edhe bashkëpunimet dhe lidhjet me Radoiçiqin.

“Arroganca e ofendimeve dhe shpifjeve të Ramush Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti janë të pabazuara, andaj ndër shumë të tjerave, do të përmendi vetëm disa, se: » Albin Kurti është njeri i poshtër, kjo qeveri është e poshtër» ; « Vërtetë janë një shtëpi budallë » ; « Poshtërsia e Kurtit nuk paska kufij » ; « A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg » ; e ka krahasuar Albin Kurtin me Rrahman Morinën, e tj. Këto sjellje të Ramush Haradinajt tregojnë, jo vetëm nivelin e ulët të kulturës politike, por edhe edukatës primitive personale, që nxjerr në pah edhe rrethanat në të cillat ai është zhvilluar si njeri.

Një « politikan » si Ramush Haradinaj, i cili përfolet vazhdimisht për haraç, për kazinot, për tokën e privatizuar për 4 mijë euro që do të shpronsohej për 5 millionë euro, që supozohet për lidhjet e tij me 53 milionshin me Pal Lekaj me kompaninë Bechtel Enka, për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e ngushtë me bizneset e Radoiçiqit, Veselinoviqit dhe strukturave kriminale në Veri, që i fali 8200 ha tokë Malit të Zi, që prej hiçi u bë milioner i pasluftës pa djersë……. tani ky person, pas këtyre dhe shumë inkriminimeve tjera, t’i shet moral nji kryeministri që qeverisë me duar të pastra, është e turpshme. Në kohën e tij, derisa Ramush Haradinaj bënte biznise të pista me kriminelët në veri, të cilët përmes tenderave kanë marrë me dhjetra miliona euro, Albin Kurti të gjithë ata në krye me Radojçiqin definitivisht i ka shporrë nga Kosova për në Serbi, dhe tani, si po duket, Haradinaj vajton për fitimin e humbur”.

Më tej, juristi nga Belgjika tha se këto shpifje po bëhen në kohë të zgjedhje dhe tendencës për të fituar vota, por që sovrani nuk do i lejojë këto dhe do e ndëshkojë Haradinajn.

“Tani më kur dihet data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, shpifjet dhe ofendimet mund të intensifikohen duke vrapuar pas mbledhjes së votave, mirëpo elektorati kohëve të fundit është edukuar dhe vetëdijsuar politikisht, prandaj këto veprime të Haradinajt, por edhe të tjerëve, besoj se do të ndëshkohen nga sovrani”

Ndër të tjera, Musliu tha se e vlerëson rolin dhe kontributin e Ramush Haradinaj në luftë, por jo edhe veprimtarinë e tij politike.

“Vlenë të përmendi faktin se, kur është dashur të përktahet Ramush Haradinaj, unë këtë e kam bërë, siç ishte rasti i arrestimit tij në aeroportin e Bazelit nga autoritet françeze në bazë të një urdhërarresti të Serbisë për krime lufte, që u mbajt në paraburgim me muaj të tëra në Colmar të Francës. Lidhur me këtë jo vetëm që kam marrë pjesë në protesta para institucioneve europiane të BE-së në Bruksel, por edhe kam dalë me disa shkrime kundër arrestimit të tij duke kërkuar lirimin e tij, një nga këto shkrime ia pata dërguar edhe BE-së.

Po ashtu, dua të theksoj se duhet vlerësuar rolin dhe kontributin e Ramush Haradinaj në luftë dhe pastaj në TMK, mirëpo sikur i morri lakmi Shtabit të Rognerit që hynën në politikë për të vjedhur”.

Në fund, shtoi se Kurti nuk po e paditë Haradinajn, pasi nuk dëshiron të merret me të, por që Prokuroria do duhej ta ftonte atë, për t’i sqaruar akuzat ndaj kryeministrit

Meqë kryeministri Kurti, që nga fillimi i mandatit, është ballafaquar me kritika të egra nga Ramush Haradinaj, ai ka mundur t’a padis atë, mirëpo gjerë më tani nuk a ka bërë një denoncim të tillë, si po duket Kurti ka vendosur që t’a lë karavanin të ecë, kurse qent le të lehin.

Edhe Prokuroria ka mundur sipas detyrës zyrtare të ndërmerr masa ndaj Ramush Haradinaj, së paku t’a thërret në bisedë sqarimi lidhur me akuzat ndaj Kurtit, mirëpo edhe ata po heshtin”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

Read Entire Article