“Thanas po digjem!”/ Humbi jetën nga zjarri në Greqi, fjalët e fundit e të moshuarës

1 month ago 7
Reklamë

Zjarret në Greqi shënuan viktimën e parë ditën e hënë. Një grua 65-vjeçare u dogj teksa ishte bllokuar në banjon e dyqanit ku punonte. 65-vjeçarja u fsheh në banjo për t’u mbrojtur nga zjarret, por rezultoi fatale për të. Në momentet e saj të fundit ajo ishte duke biseduar me një nga kolegët e saj në telefon ku dhe i thotë fjalët e fundit.

“Thanas, po digjem, mbylle telefonin!”, tha e moshuara për herë të fundit. Ndërsa dyqani u përfshi nga flakët pasi një pemë që po digjej ra sipër tij.

Gruaja ka punuar për më shumë se 20 vjet aty. Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore që la pas dy fëmijë.

“Sapo pashë zjarrin, e telefonova dhe e pyeta se çfarë po ndodh dhe ajo më tha “Thanas po digjem, mbylle telefonin”, ajo ishte shumë e frikësuar. Ne nuk e dinim çtë bënim. Menjëherë vendosëm të shkojmë tek ajo dhe ta shpëtonim, por ishte tepër vonë”, tha kolegu i saj.

Nadia nuk arriti të dilte nga banjoja e dyqanit në kohë. Pronari i dyqanit dhe zjarrfikësit kërkuan gjatë gjithë natës për trupin e saj dhe hasën vështirësi për ta nxjerrë atë nga rrënojat. Varrimi i saj do të mbahet sot.

Read Entire Article