“Thellësisht shqetësuese”, eksperti gjerman alarmon për rikthimin e Trumpit, i nxjerr me emra zyrtarët që deshën ndarjen e Kosovës

1 month ago 11
Reklamë

Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, ka paralajmëruar se një presidencë e dytë e Donald Trumpit në Amerikë, mund të jetë destabilizuese për Kosovën dhe rajonin.

Për gazetën “Bota sot”, ai ka përmendur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij, është një element shqetësues dhe i rrezikshëm për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Eksperti gjerman ka folur edhe me emra për politikanët që e përkrahën këtë ide.

Image

Kurt Bassuener

“Mendoj se provat tregojnë se jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, një presidencë e dytë e Trump mund të jetë thellësisht destabilizuese. Ideja e "shkëmbimit të tokës" e ndjekur nga Vuçiq dhe Thaçi, dhe e mbështetur nga Mogherini dhe Grenell është vetëm një element - por një element thellësisht shqetësues. Vlen të përmendet se si Vuçiq, ashtu edhe kryeministri shqiptar Edi Rama flasin për marrëdhëniet mes popujve – jo shteteve, duke nënkuptuar se kufijtë janë të lakueshëm. Ky parim është i rrezikshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ushqen më të keqen në Serbi dhe Kroaci. Për fat të mirë, skemat madhështore duket se kanë pak tërheqje popullore në Shqipëri. Për më tepër, ekziston natyra reaksionare, nacionaliste, e fiksuar pas identitetit të Trump dhe të emëruarit të tij për zëvendës president, J.D. Vance – lëndë djegëse për të gjithë elementët retrogradë në Ballkanin Perëndimor (dhe shumë më gjerë)”, ka deklaruar Bassuener.

Ai ka vlerësuar se administrata e Joe Bidenit u tregua e pafrytshme, pasi ishte fiksuar në “lëvizjen e Serbisë”.

Megjithatë, eksperti parashikon që ndërrimi i gjeneratave nga Biden te Kamala Harris do të jetë i shëndetshëm.

“Një politikë e jashtme e Harris është më shumë një pikëpyetje. Por ndërrimi i gjeneratave mund të jetë vetëm i shëndetshëm. Politika e jashtme rajonale e Bidenit është fiksuar në “lëvizjen e Serbisë”, e cila ka qenë e pafrytshme – të paktën për sa i përket vlerave demokratike dhe stabilizimit rajonal. Megjithatë, në një nivel transaksioni (shitjet e armëve, minierat e litiumit), ata që besojnë në një lloj realpolitike amorale mund të shpallin rezultate afatshkurtra. Kam frikë se këto do të jenë kalimtare, ndërsa dëmi – për reputacionin mes qytetarëve të Ballkanit, dhe për rrjedhojë për interesat afatgjata të Perëndimit – do të jetë i qëndrueshëm”, ka thënë Kurt Bassuener./Botasot

comment

Read Entire Article