Thellohet bilanci tragjik në Gaza, shkon në 13,300 viktima

10 months ago 16
21:43 20/11/2023

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka deklaruar se të paktën 13 mijë e 300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të Izraelit. Në bilancin tragjik, përfshihen të paktën 5 mijë e 600 fëmijë dhe 3 mijë e 550 gra.

Nga ana tjetër, Izraeli thotë se janë vrarë 1 mijë e 200 izraelitë dhe marrë peng më shumë se 200 persona në sulmin e Hamasit të 7 Tetorit.

Ndërkohë, 12 nga 28 foshnjat e parakohshme të evakuuara më herët nga spitali al-Shifa i Gazës në Egjipt tani janë dërguar në Kajro për trajtim. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shefi i OBSH-së thotë se është i tmerruar nga sulmi në spitalin indonezian të Gazës, si pasojë e së cilit, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 12 persona u vranë.

Presidenti i SHBA, Joe Biden beson se një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm është afër./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article