Thirrjet për Palestinën ndërprenë finalen e Australian Open, ndeshja rifillo vetëm pasi sigurimi i dëbuan jashtë fushës

8 months ago 4

Një skenë e papritur dhe e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes finale në konkurrencën e femrave në Australian Open, ku një tifoz ndërpreu ndeshjen për pak kohë.

Arina Sabalenka fitoi në finale ndaj Qinëen Zheng me rezultat 2:0 (6:3 dhe 6:2) dhe kështu vazhdoi dominimin e saj në tenisin për femra.

Ajo fitoi një titull të ri Grand Slam pa humbur asnjë set dhe ndeshja do të mbahet mend edhe për skenën nga seti i dytë.

BACK 🏆 TO 🏆 BACK@SabalenkaA is our #AO2024 champion! pic.twitter.com/OcVy2V9ley

— #AusOpen (@AustralianOpen) January 27, 2024

Kur bjellorusja po nxitonte drejt titullit në Australian Open, një grup tifozësh vendos të lidheshin me karriget në të cilat ishin ulur dhe më pas filluan të bërtasin: “Palestina e lirë, Palestinë e lirë”.

Ata sollën edhe flamurin palestinez dhe duke qenë se në tenis është rreptësishtë e ndaluar të bërtasësh çdo gjë gjatë kohës që po zhvillohet ndeshja, menjëherë ka reaguar sigurimi dhe i ka nxjerrë jashtë fushës.

Australian Open
Mecz finalowy
Sabalenka-Zheng
Facet sie przywiazal do krzesla i krzyczy ze Izrael morduje Palestyñczykow.
Macie z pierwszej reki, przed mediami, bo moja przyjaciolka siedzi obok.

Nikt juz nie pamieta o tej wojenie…
NIKT! pic.twitter.com/IgcX4rigTT

— Nata Acosta (@acosta_re_nata) January 27, 2024

Pushimi i shkurtër përfundoi pasi tifozi kryesor me flamur në duar u dëbua dhe ndeshja rifilloi pas kësaj.

Pushimi nuk i preku tenistet, sidomos Sabalenka, e cila me lojën e saj dominuese tregoi se aktualisht nuk ka të asnjë barabartë në turneun WTA. /Telegrafi/

Australian Open
Mecz finalowy
Sabalenka-Zheng
Facet sie przywiazal do krzesla i krzyczy ze Izrael morduje Palestyñczykow.
Macie z pierwszej reki, przed mediami, bo moja przyjaciolka siedzi obok.

Nikt juz nie pamieta o tej wojenie…
NIKT! pic.twitter.com/IgcX4rigTT

— Nata Acosta (@acosta_re_nata) January 27, 2024

Read Entire Article