Thjeshtësia e Thomas Mullerit, fiton miliona dhe përdor një telefon të thyer

10 months ago 27

Futbollisti i Bayern Munichut, Thomas Muller, është një nga futbollistët më të paguar në botë, por nuk do ta merrni me mend nga telefoni që ai mban.

Kjo duket qartë pas një postimi të Leon Goretzka në Instagram, i cili tregoi se si duket telefoni i lojtarit legjendar gjerman nga Noumea.

“Po telefoni?”, pyeti Goretzka, Mullerin.

“Është koha për një të ri”, u përgjigj Muller, të cilit i erdhi një pyetje e re nga shoku i skuadrës.

“A funksionon akoma?”, ishte pyetja drejtuar sulmuesi gjerman.

“Po, por bateria nxehet kur e përdor për një kohë të gjatë”, është përgjigjur sulmuesi me përvojë.

State of Thomas Muller's phone, Goretzka is mocking him.. 😂 😂 pic.twitter.com/aXb5HvgZZ2

— 𝐂𝐚𝐫𝐥𝐨 𝐆𝐚𝐦𝐛𝐢𝐧𝐨 (@Abdulherphyz) December 14, 2023

Muller luajti 17 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar pesë asistime, ndërsa deri tani ka luajtur 126 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe ka shënuar 45 gola.

Vlen të theksohet se Muller është nën kontratë me Bavarezët deri në verën e vitit të ardhshëm dhe paga e tij vjetore është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

🫣#Goretzka lo prende in giro per lo smartphone rotto: #Muller reagisce cosìhttps://t.co/ohYahUp05F

— Tuttosport (@tuttosport) December 14, 2023

Read Entire Article