Thompson pezullohet për 25 ndeshje

7 months ago 7
Reklamë
13:32 24/01/2024

Basketbollisti i Cavaliers rezultoi pozitiv për përdorim të substancave të palejuara

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, Tristan Thompson është pezulluar për 25 ndeshje pa të drejtë rroge për shkak të shkeljes së programit anti-doping të NBA-së. Thompson, i cili ka një mesatare 3.8 pikësh dhe 3.9 ribaundesh në 36 ndeshje në këtë sezon, rezultoi pozitiv për përdorim të substancave ibutamoren dhe Ligandrol. 32-vjeçari nga Toronto nis dënimin e tij nga sfida kundër Bucks të mërkurën.

Thompson ishte zgjedhja e katërt e Cavaliers në draftin e 2011 dhe ka fituar një titull kampion në 2016-ën.
Pas eksperiencave me Boston, Sacramento, Chicago, Indiana dhe Lakers, në shtatorin e shkuar, Thompson u kthye te Cavs.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article