“Ti ike, por unë të fal”- pas dy dekadash, Alex Ferguson fali ikonën e Chelseat që ishte larguar nga Man Utd

3 months ago 5
Reklamë

Trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, pas gati dy dekadash, fali ikonën e Chelseat, John Obi Mikel, që e mashtroi pasi kishte nënshkruar për Manchester United në 2005/06.

Këtë e ka konfirmuar vetë Obi Mikel në emisionin “talkSport” ku ka qenë i ftuar. Në vitin 2005, Obi Mikel duhej të bëhej lojtar i ri i Man United dhe madje kishte një parakontratë me gjigantin nga “Old Trafford” dhe u organizua një konferencë shtypi ku do të prezantohej nigeriani.

Megjithatë, Jose Mourinho bindi nigerianin që të ndryshonte plotësisht mendjen dhe përfundimisht t’i bashkohej Chelseat.

Obi Mikel dhe Ferguson u takuan në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve në “Wembley” të shtunën dhe diskutuan ngjarjen e lartpërmendur.

“Jam shumë i lumtur që shefi më fali më në fund pas gjithë kësaj kohe. Ai e përmendi sagën disa herë gjatë karrierës së tij dhe ishte si, “Ti ishe ai që u largove, apo jo?”, por ai është një njeri me të vërtetë i mrekullueshëm”, deklaroi Obi Mikel.

John Mikel Obi on Instagram via his podcast:

“🤝 ALL IS FORGIVEN.”

😅 pic.twitter.com/gJNyE5oOa5

— UF (@UtdFaithfuls) June 5, 2024

“Dëgjo, ke ikur, por ke pasur një karrierë të mrekullueshme me Chelsean, kështu që nuk do të thosha asgjë të keqe për këtë, por tani patjetër të fal”, i kishte thënë 82-vjeçari Ferguson nigerianit me atë rast. /Telegrafi/

Read Entire Article