”Ti je mashtrues, je dyftyrësh” – agravon debati mes Santianës dhe Bucit

9 months ago 16

Debati mes Bucit dhe Santianës ka vazhduar goxha gjatë edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ata kaluan edhe në nivelin e vënies së epiteteve ndaj njëri-tjetrit, ndonëse raporti i tyre ka qenë shumë i mirë.

“Ti je mashtrues, ti dyfytyrësh, ti manipulues dhe besëprerë”, iu drejtua bukuroshja gjakovare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa, Buci e pyeste: “Më trego se pse jam besëprerë, pse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat ti kam mësuar ty, javën tjetër do të të përcjellë ty”.

“Nuk mundesh me më përcjellë, kurrë. Kjo është vetëm në ëndrrat e tua. Ti je si Ganiu, kërcen si tupan”, iu kundërpërgjigj Santiana.

Foto: Screenshot/YouTube

Maloku dhe Dervishi që nga fillimi janë diskutuar nga të tjerët për marrëdhënien e tyre.

Ata madje u tha se kanë ndjenja për njëri-tjetrin, ndonëse një gjë e tillë u mohua. /Telegrafi/

Read Entire Article