TikTok do të mbyllet? Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së merr sot vendimin  

6 months ago 16
Reklamë

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA do të votojë sot një projekt-ligj që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar të rrjetit social TikTok.

Në këtë mbledhje do t’i kërkohet gjigantit kinez të teknologjisë ByteDance të shesë aksionet e tij në aplikacion brenda gjashtë muajve ose të përballet me një ndalim nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA dhe platformat e mbajtjes në internet.

Ky votim i sotëm pason përpjekjet e mëparshme të autoriteteve amerikane për të kufizuar aksesin në aplikacion, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

Fati i projektligjit në Senat është i paqartë, por Presidenti Joe Biden thotë se ai do ta nënshkruajë projektligjin nëse i arrin mbi tryezë.

Ligjvënësit thonë se pronari i TikTok ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, diçka e mohuar nga ByteDance dhe TikTok.

Ish-presidenti Donald Trump u përpoq ta ndalonte këtë aplikacion, por pa sukses.

Top Channel

Read Entire Article