Tirana dhe Bavaria/ Kryekashkiaku Veliaj diskuton me ministren gjermane

1 year ago 40
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim këtë të premte Ministren e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml.

Kryebashkiaku vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka dhënë për Shqipërinë.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Bavarisë është në Tiranë, vetëm pak kohë pas vizitës së zotit Markus Söder, Kryeministrit të Bavarisë, dhe më vjen mirë që disa nga ato gjërat që diskutuam për të hapur një zyrë të Bavarisë në Tiranë dhe për të filluar një marrëdhënie shumë më serioze mes Shqipërisë dhe Bavarisë, sot janë bërë realitet, qoftë edhe me simbolikën e vendosjes së një tabele të re, që përkujton themelimin e kësaj marrëdhënieje speciale mes Shqipërisë dhe Bavarisë, që nga koha e Franc Josef Shtraus,”- u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se ka ardhur koha e një bashkëpunimi të ri pasi vetëm në këtë mënyrë qytetet, sipas tij, rriten.

“Jam vërtet i lumtur që hapet zyra e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë në Tiranë dhe jam vërtet i kënaqur që ai vizion, ajo ëndërr, ndoshta pak utopike, e Franc Josef Shtraus, e viteve ’80, sot është një realitet në mes të Tiranës, një realitet bashkëpunimi ekonomik dhe politik. Falë atyre shkëmbimeve që kemi, sot Tirana po pëson një ‘boom’ turistik dhe jam shumë i lumtur që një pjesë e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania, sepse besoj që është shumë e rëndësishme që politikanët të komunikojnë, por është edhe më e rëndësishme që njerëzit të komunikojnë, sepse janë raporte që zgjasin edhe përtej mandateve tona”.

Ndërkohë Huml, nga ana e saj u shpreh e lumtur që në Tiranë ka tashmë një pikë kontakti të biznesit bavarez.

Top Channel

Read Entire Article