Tirana mirëpret samitin e B40/ Veliaj: Fond solidariteti ballkanik për fatkeqësitë

8 months ago 11
16:06 30/01/2024

54 kryetarë bahskie dhe delegacionet e tyre kanë zbritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit. Në hapje të samitit, si i zoti i shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, propozoi që të ketë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë në raste fatkeqësish.

Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë. Kishim përmbytjet në Tetovë, po ashtu në Kosovë, tërmetin në Zagreb, zjarret në Athinë. Do të donim të mos ishim vetëm, dhe të mos bëja me një bashki, ose secila bashki veç e veç. Ndaj, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për t’ju gjendur në mënyrë emergjente një prej anëtarëve tanë, i cili ka një nevojë të një fatkeqësie natyrore për fonde që mund t’i mobilizojmë menjëherë dhe mund të jetë efektive në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

I ftuar në këtë samit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se Tirana mikpritëse ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos 10 vitet e fundit.

“Të nderuar miq, jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Tirana gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Erionit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë, midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me qytetin”, deklaroi Presidenti Bajram Begaj.

Pjesë e këtij samiti ishte edhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini me të cilën kryetari i Bashkisë së Tiranës nenshkroi një marrëveshje për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë që do të pranohen në këtë shkollë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article