Tiranë, sot mbahet Ministeriali i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit! Në fokus bashkëpunimi kundër krimit dhe korrupsionit

1 year ago 36
Reklamë

Tirana mirëpret sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i Integruar i Kufijve, Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa në përfundim të takimit do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Ky takim paraprin punimet e samiti të rëndësishëm të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Read Entire Article