Tjetër hap për dialogun Kosovë-Serbi! Lajçak për takimin në Bruksel: Shpresoj të tejkalohen mosmarrëveshjet

6 months ago 5

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç do të jenë në Bruksel këtë javë. Përmes një statusi në Facebook, Lajçak shprehet se të enjten shpreson se do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura lidhur me dinarin.

“Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviç, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre.
Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, shkruan Lajçak.

Read Entire Article