Tjetër javë, tjetër disfatë për Chelsean – tani mposhtet nga Evertoni

10 months ago 21

Tjetër ndeshje, tjetër humbje për Chelsean. Blutë kanë pësuar disfatë në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gol, ndërsa dy skuadrat morën lajmet e hidhura nga lojtarët e tyre që pësuan lëndime.

Ishte minuta e 27-të kur Reece James pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Levi Colwill.

The Blues are forced into a change. Colwill is on for Reece James.

Conor Gallagher takes the armband.

🔵 0-0 [27’] 🩵 #CFC | #EveChe

— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 10, 2023

Në anën tjetër, Ashley Young (41’) u lëndua, ndërsa në vend të tij u fut Patterson.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që ia dolën të shënonin dy gola.

DOUCCCCCCCCCSSSSSS!!! pic.twitter.com/I2JJ42OAjY

— Everton (@Everton) December 10, 2023

Ishte minuta e 54-të e takimit kur Abdoulaye Doucoure përfitoi nga një top i larguar jo mirë nga portieri Robert Sanchez, që për të shënuar me lehtësi në portën e Chelseat.

Për të vulosur fitoren e vendasve u përkujdes Lewis Dobbin (90+2′), për rezultatin 2-0.

Pas kësaj humbjeje, Chelsea ka rënë në vendin e 11-të me 19 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të takohet me Sheffield United. /Telegrafi/

Read Entire Article